Instalimi i Fjalorit Drejtshkrimor

Fjalori i gjuhës shqipe për programin Aspell (i cili përdoret për kontroll drejtshkrimor) përmban rreth 550.000 fjalë dhe trajta fjalësh. Instalimi bëhet me hapat e mëposhtëm:

  1. Shkarkojeni fjalorin nga: http://www.shkenca.org/shkarkime/aspell6-sq-1.6.4-0.tar.bz2
    wget http://www.shkenca.org/shkarkime/aspell6-sq-1.6.4-0.tar.bz2
  2. Shpaketojeni skedarin e porsashkarkuar:
    tar -xvjf aspell6-sq-1.6.4-0.tar.bz2
  3. Kaloni te direktoria aspell6-sq-1.6.4-0:
    cd aspell6-sq-1.6.4-0
  4. Instalimi i fjalorit bëhet me komandat:
    ./configure
    make
    sudo make install

Mund të instaloni gjithashtu edhe këtë add-on për Firefox dhe Thunderbird: https://addons.mozilla.org/en-US/thunderbird/addon/albanian-dictionary/