Kjo faqe ka disa udhëzime bazë si mund të fillohet puna për përkthimin e programeve në Ubuntu.
- Fillimisht duhet instaluar gjuha shqipe (shiko: https://l10n.fs.al/ubuntu-shqip).
- Duhet instaluar edhe tastiera shqipe, për ti nxjerrë kollaj shkronjat ë, ç, etj. (shiko: https://l10n.fs.al/tastiera-shqip).
- Pastaj duhet instaluar programi i përkthimit, Lokalize (me komandën: sudo apt-get install lokalize )
- Sigurohu që programi që do përkthehet të jetë i instaluar, p.sh. nqs do përkthehet kubrick, jep komandën: sudo apt-get install kubrick
- Shkarko skedarin me tekstet e përkthyeshme kubrick.po (për të gjetur këtë skedar, më kontakto mua që të të ndihmoj)
- Fillo përkthimin e skedarit kubrick.po me ndihmën e programit Lokalize.
- Për të parë se si duket përkthimi, mund të përdorësh këto komanda:Kur ta kesh mbaruar përkthimin (ose kur të jesh lodhur apo mërzitur dhe do që ta lësh), ma dërgo mua skedarin kubrick.po, aq sa të kesh përkthyer, që ta çoj te serverat e ubuntu-së.
- msgfmt -o kubrick.mo kubrick.po
- sudo cp kubrick.mo /usr/share/locale-langpack/sq/LC_MESSAGES/
- Pastaj hape programin kubrik dhe ndrysho gjuhën (te Hdihmë > Ndrysho Gjuhën...).
Mirë është që të instalohet edhe Fjalori Drejtshkrimor (shiko: https://l10n.fs.al/fjalori-drejtshkrimor) i cili ndihmon për të korrigjuar gabimet e shkrimit.
Po qe se të del ndonjë problem ose vështirësi mund të më kontaktosh për ndihmë (ose shkruaj një koment në fund të kësaj faqes).