Gjuha shqipe në Ubuntu mund të vendoset shumë kollaj, nëse keni lidhje me internetin.
- Fillimisht hap System Settings, dhe aty zgjidh Language Support (siç tregohet në figurat e mëposhtme):
- Pastaj kliko butonin Install/Remove Languages…, zgjidh nga lista gjuhën shqipe (Albanian), dhe kliko Apply Changes:
- Prit deri sa të shkarkohen dhe të aplikohen të gjitha ndryshimet:
- Tek lista e gjuhëve, gjeje gjuhën Albanian (duhet të jetë me ngjyrë gri), tëhiqe me shigjetën e miushit dhe vendose të parën në listë. Kliko gjithashtu edhe butonin Apply System-Wide. Ndryshimi i gjuhës do të hyj në fuqi pasi të dilni dhe të hyni përsëri në ambjentin e punës.